KQZ ende s'i ka përmbyllur lokalet, Elezi: Sfidë zgjedhjet e reja, por do t'i ndërmarrin të gjitha veprimet për mbajtjen e tyre - Gazeta Express
string(122) "kqz-ende-si-ka-permbyllur-lokalet-elezi-sfide-zgjedhjet-e-reja-por-do-ti-ndermarrin-te-gjitha-veprimet-per-mbajtjen-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 12:15

KQZ ende s’i ka përmbyllur lokalet, Elezi: Sfidë zgjedhjet e reja, por do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për mbajtjen e tyre

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 12:15

Liderët partiakë sot kanë qenë të presidentja Osmani, ku kanë diskutuar për datën e zgjedhjeve meqë edhe Konjufca dje dështoi ta krijojë qeverinë. Sipas deklarimeve, dy datat e mundshme janë 21 ose 28 dhjetor- “opozita” ka propozuar 21 dhjetorin, ndërsa VV preferon 28 dhjetorin.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë për Gazetën Express se organizimi i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtë është sfidë për KQZ’në.

Ai përmendi që ende nuk është përmbyllur administrimi i zgjedhjeve lokale.

Elezi shton se KQZ do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Organizimi edhe i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër, sigurisht që përbën sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe stafin e tij, veçanërisht për faktin se aktualisht jemi në fazën përmbyllëse të administrimit të zgjedhjeve lokale. Megjithatë, KQZ, si gjithmonë, do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, tha Elezi.