Hamza: Kërkuam që zgjedhjet e reja të mbahen më 21 dhjetor, si PDK s'kemi vija të kuqe për asnjë parti - Gazeta Express
string(99) "hamza-kerkuam-qe-zgjedhjet-e-reja-te-mbahen-me-21-dhjetor-si-pdk-skemi-vija-te-kuqe-per-asnje-parti"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 12:00

Hamza: Kërkuam që zgjedhjet e reja të mbahen më 21 dhjetor, si PDK s’kemi vija të kuqe për asnjë parti

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 12:00

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim për shpërndarjen e Kuvendit dhe se së shpejti pritet shpallja e zgjedhjeve të reja, shkruan Express.

Hamza ka thënë se si kryetar i PDK-së ka shprehur qëndrim për mbajtje të zgjedhjeve me datën 21 dhjetor, për të fituar një javë kohë.

Ai ka thënë se për shtyrjet e ndodhura përgjatë kësaj periudhe, barra bie mbi LVV-në.

 “Data për zgjedhje të jetë data 21. Për shkak se kemi pas shtyrje të vazhdueshme që bie mbi barrën e LVV dhe vendi ka nevojë që sa më shpejt të ketë institucione. Nuk shkon në të njëjtën kohë edhe urgjencë për krijimin e institucioneve dhe të caktosh datën e më vonshme”, ka thënë Hamza.

“Jam optimist që do të kemi krijim të shpejt të institucioneve pas zgjedhjeve”, është shprehur ai.

Sa i përket koalicioneve, Hamza ka thënë se s’kanë vija të kuqe për askënd.

“Unë si kryetar dhe si PDK, s’kemi vija të kuqe për askënd”, ka shtuar ai./Express/