Raportohet se Gjykata e Posaçme e Shqipërisë ka pezulluar nga detyra Ballukun, ia ka ndaluar edhe daljen jashtë vendit - Gazeta Express
string(117) "raportohet-se-gjykata-e-posacme-e-shqiperise-ka-pezulluar-nga-detyra-ballukun-ia-ka-ndaluar-edhe-daljen-jashte-vendit"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 11:28

Raportohet se Gjykata e Posaçme e Shqipërisë ka pezulluar nga detyra Ballukun, ia ka ndaluar edhe daljen jashtë vendit

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 11:28

Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se ndaj zv.kryeministres Balluku akuzat për shkelje të barazisë në tendera lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.