Nis takimi te Presidentja për datën e zgjedhjeve, të gjithë liderët të pranishëm, Kurti shkon i fundit - Gazeta Express
string(100) "nis-takimi-te-presidentja-per-daten-e-zgjedhjeve-te-gjithe-lideret-te-pranishem-kurti-shkon-i-fundit"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 10:44

Nis takimi te Presidentja për datën e zgjedhjeve, të gjithë liderët të pranishëm, Kurti shkon i fundit

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 10:44

Presidentja Vjosa Osmani ka mbledhur në takim liderët e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të reja pas dështimit të formimit të qeverisë dje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë pak para nisjes së takimit se partia e tij preferon datën 21 dhjetor për mbajtje të zgjedhjeve të reja.

Ndërsa kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka përmendur dy data: 21 dhjetor ose 11 janar.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, iu bashkua i fundit takimit.

Pas fitores së zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje dështoi dy herë të formojë qeverinë pas muajve të zvarritjes së konstituimit të Kuvendit.

Dje mandatari i dytë, Glauk Konjufca, njësoj si shefi i tij, Albin Kurti, s’arrit të marrë mbështetjen e nevojshme për t’u bërë kryeministër.

Sipas Kushtetutës, nëse Qeverinë nuk arrin ta formojë as mandatari i dytë, presidentja Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.

Pamjet: T7