Ish-deputetja e PDK-së: VV po përpiqet ta fshehë qeverisjen korruptive dhe rënien e kredibilitetit të saj politik përmes Listës Serbe - Gazeta Express
string(132) "ish-deputetja-e-pdk-se-vv-po-perpiqet-ta-fshehe-qeverisjen-korruptive-dhe-renien-e-kredibilitetit-te-saj-politik-permes-listes-serbe"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 10:42

Ish-deputetja e PDK-së: VV po përpiqet ta fshehë qeverisjen korruptive dhe rënien e kredibilitetit të saj politik përmes Listës Serbe

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 10:42

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se LVV për shkak të qeverisjes korruptive dhe vendimeve që kanë dëmtuar interesat e shtetit, e ka humbur epërsinë dhe kredibilitetin politik, shkruan Express.

Ajo në një postim në ‘facebook’ ka shkruar se për ta fshehur këtë rënie, LVV po përpiqet t’i bëjë presion moral opozitës.

Ismaili thekson se një nga instrumentet që po e përdor LVV në këtë strategji, është Lista Serbe.

 “Duke zhvendosur vëmendjen tek akuzat e fabrikuara, LVV përpiqet ta detyrojë opozitën në pozicion mbrojtës, në vend se të japë llogari për përgjegjësitë e saj”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë;

 Politika e ultë dhe manipulative e LVV-së karshi opozitës

Qeverisja e LVV-së, e ngërthyer nga korrupsioni në rritje, vendimmarrjet e dëmshme për interesat shtetërore dhe mungesa e kompetencës profesionale, e ka humbur prej kohësh epërsinë dhe kredibilitetin etik.

Për ta fshehur këtë rënie të thellë politike, ajo po përpiqet vazhdimisht të prodhojë presion moral ndaj opozitës dhe të zbehë besueshmërinë e kundërshtarëve të saj në sytë e publikut.

Një nga instrumentet që LVV shfrytëzon për këtë lojë politike është Lista Srpska, e cila përdoret sa herë qeveria goditet nga kritikat për dështime, skandale dhe keqqeverisje. Duke zhvendosur vëmendjen tek akuzat e fabrikuara, LVV përpiqet ta detyrojë opozitën në pozicion mbrojtës, në vend se të japë llogari për përgjegjësitë e saj.

Megjithatë, sulmet etike dhe etiketimet politike nuk zëvendësojnë argumentin. Ato vetëm rrisin polarizimin dhe krijojnë narrativa të fabrikuara, të cilat shërbejnë për të mbuluar mungesën e transparencës. Por kontrolli i narrativave, sado agresiv të jetë, nuk është mekanizëm për t’i shpëtuar llogaridhënies dhe as rrugë për të shmangur përgjegjësinë politike, juridike dhe shtetërore që ka patur dhe ka LVV.

Protagonistët e skenës dhe prapaskenës së LVV-së, herët a vonë, do të përballen si me drejtësinë juridike ashtu edhe me atë morale, për mashtrim, manipulim dhe keqpërdorim të pushtetit.