Kallas nis dialog Serbi -Bosnjë, pjesëmarrës Gjuriq dhe Konakoviq: U pajtuam për takime tjera - Gazeta Express
string(90) "kallas-nis-dialog-serbi-bosnje-pjesemarres-gjuriq-dhe-konakoviq-u-pajtuam-per-takime-tjera"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 9:06

Kallas nis dialog Serbi -Bosnjë, pjesëmarrës Gjuriq dhe Konakoviq: U pajtuam për takime tjera

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 9:06

Përfaqësuesja e Lartë të BE-së, Kaja Kalas, ka njoftuar se ka zhvilluar sot një bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Dino Konakoviq, dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, për çështjet e stabilitetit rajonal dhe perspektivën e bashkëpunimit në të ardhmen.

Kallas theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektiv i përbashkët për të dy vendet dhe se palët u dakorduan të takohen sërish në muajt e ardhshëm për të çuar përpara diskutimet.

“Anëtarësimi në BE është objektivi ynë i përbashkët. Ne ramë dakord të takohemi përsëri në muajt e ardhshëm për ta çuar përpara këtë diskutim”, ka shkruar Kalas.