Kriminaliteti i lartë në vend, Rama: Kemi probleme, por edhe Brukseli nuk është më mirë! - Gazeta Express
string(84) "kriminaliteti-i-larte-ne-vend-rama-kemi-probleme-por-edhe-brukseli-nuk-eshte-me-mire"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 8:00

Kriminaliteti i lartë në vend, Rama: Kemi probleme, por edhe Brukseli nuk është më mirë!

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 8:00

Megjithëse sfidat si krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten të pranishme në nivelet më të larta në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama  u shpreh se vendi ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave dhe e sheh vitin 2030 si një datë të mundshme për pranimin në bllok.

Rama nënvizoi se Shqipëria ka kaluar transformime të rëndësishme por krahas optimizmit, ai relativizoi problemin e krimit të organizuar, duke thënë se “edhe Brukseli ka krim”.

“Edhe Brukseli ka krim. Më parë njerëzit mendonin se Shqipëria ishte kjo gropë e mjerë në mes të Evropës, tani e shohin atë si pjesë të mozaikut evropian. A kemi probleme me krimin e organizuar? Po, por kush nuk ka?”

“Italia na kërkoi. Dhe kur Italia kërkon, ne gjithmonë themi po. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace.” tha Rama ndër të tjera në Euronews.