Kush konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e Osmanit për datën e zgjedhjeve? - Gazeta Express
string(71) "kush-konfirmoi-pjesemarrjen-ne-takimin-e-osmanit-per-daten-e-zgjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 7:42

Kush konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e Osmanit për datën e zgjedhjeve?

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 7:42

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.

Në këtë takim do të diskutohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

“Po na ka ftuar presidentja në takim për caktimin e datës së zgjedhjeve, takimi nis nga ora 10:30”, tha Mustafa.

Po ashtu pjesë e takimit do të jetë edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

“Kemi marre ftese dhe do te jemi prezent”, tha Xhevahire Izamku dje pwr media.

Ndërkaq, burime brenda PDK-së i kanë thënë Klanit se edhe kjo parti do të marrë pjesë në takimin konsultativ.

Të mërkurën, votimi për formimin e qeverisë së re dështoi. Me 56 vota pro, 53 kundër dhe 4 abstenime, Glauk Konjufca nuk arriti të marrë mandatin e kryeministrit.

Gjatë ditës, partitë politike i kërkuan Presidentes Osmani që të caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve.