Gjeloshaj: Do t’i propozoj Qeverisë që ta detyrojë kompaninë kineze në sistemet kryesore të komunikimit nga Mali i Zi - Gazeta Express
string(115) "gjeloshaj-do-ti-propozoj-qeverise-qe-ta-detyroje-kompanine-kineze-ne-sistemet-kryesore-te-komunikimit-nga-mali-i-zi"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 7:34

Gjeloshaj: Do t’i propozoj Qeverisë që ta detyrojë kompaninë kineze në sistemet kryesore të komunikimit nga Mali i Zi

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 7:34

Si Zëvendëskryeministër për Politikën Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, mbështes plotësisht qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi rreziqet serioze të sigurisë që paraqesin pajisjet e prodhuesve kinezë në sistemet kryesore të komunikimit, njoftoi Zëvendëskryeministri për Politikën Ekonomike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.

Si aleat i NATO-s, siç thekson ai, Mali i Zi duhet të ndjekë standardet më të larta euroatlantike të sigurisë.

“Kjo është arsyeja pse, përmes ndryshimeve në ligj që unë iniciova, ne siguruam që Qeveria të ketë një bazë të qartë ligjore për të kufizuar ose ndaluar përdorimin e pajisjeve që kërcënojnë sigurinë kombëtare”, thotë Gjeloshaj.

Ai shton se në këtë frymë, do t’i propozojë Qeverisë që ta detyrojë kompaninë One të heqë nga përdorimi pajisjet Huawei dhe ZTE, si dhe që qendra e re shtetërore e të dhënave të mos jetë e pajisur me teknologji nga prodhuesit e listuar ose furnizues të tjerë me rrezik të lartë.

“Mali i Zi duhet të ndërtojë sisteme dixhitale të sigurta, moderne dhe të besueshme në bashkëpunim të plotë me partnerët e tij kryesorë: SHBA-në dhe aleancën e NATO-s”, përfundon Gjeloshaj.