Dimal Basha e heq "petkun" e Kryeparlamentarit,  thur lavde për Konjufcën dhe VV'në, thekson se vendi po shkon drejt zgjedhjeve - Gazeta Express
string(121) "dimal-basha-e-heq-petkun-e-kryeparlamentarit-thur-lavde-per-konjufcen-dhe-vvne-thekson-se-vendi-po-shkon-drejt-zgjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 21:36

Dimal Basha e heq “petkun” e Kryeparlamentarit,  thur lavde për Konjufcën dhe VV’në, thekson se vendi po shkon drejt zgjedhjeve

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 21:36

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thënë se mosvotimi i Glauk Konjufcës për kryeministër është një goditje e panevojshme për stabilitetin politik dhe proceset demokratike.

Ai ka thënë se kjo nuk është humbje për Konjufcës, por për sistemin politik dhe qytetarët që presin seriozitet dhe rezultate.

Tutje, ka thënë se me vendin që po shkon në zgjedhje, Lëvizja Vetëvedosje mbetet forca sipas Bashës me vullnet të sinqertë.

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës humbi një shans të madh për të pasur një qeveri të mirë dhe një kryeministër që do t’i shërbente vendit me përgjegjësi e integritet, me mosvotimin e Glauk Konjufcës si mandatar.

Mosvotimi i Konjufcës sot është një goditje e panevojshme për stabilitetin politik dhe proceset demokratike. Në kohën kur vendi ka nevojë për qartësi, përgjegjësi dhe vullnet për funksionimin e ekzekutivit, Kosova po vazhdon të sprovohet me bllokada të pajustifikueshme që po pengojnë funksionimin e institucioneve.

Glauk Konjufca është një personalitet me merita dhe vlera kombëtare të padiskutueshme. Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës kontribuoi në forcimin e diplomacisë dhe lidhjet me diasporën, ndërsa si Kryetar i Kuvendit u dallua për maturi, konstruktivitet dhe përkushtim ndaj funksionimit të institucioneve.

Mosvotimi i tij nuk është humbje për Konjufcën, por për sistemin politik dhe qytetarët që presin seriozitet dhe rezultate. Kosova meriton një udhëheqje politike që vendos interesin e vendit dhe të qytetarëve mbi kalkulimet partiake. Me vendin që po shkon drejt zgjedhjeve, VETËVENDOSJE! mbetet forca e vetme me vullnet të sinqertë, integritet dhe vendimmarrje në interes të qytetarëve. Ne jemi të gatshëm për këtë proces, me seriozitet dhe përkushtim, që drejtimi i ardhshëm të jetë në të mirë të Kosovës.