Deliu e quan Albulena Haxhiun "e mjerë", thotë se për karrigen e saj mbrojti Kusari-Lilën kur ishte në harmoni me Radojçiqin - Gazeta Express
string(116) "deliu-e-quan-albulenahaxhiun-te-mjere-thote-se-per-karrigen-e-saj-mbrojti-kusari-lilen-kur-u-koordinua-me-radojciqin"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 21:06

Deliu e quan Albulena Haxhiun “e mjerë”, thotë se për karrigen e saj mbrojti Kusari-Lilën kur ishte në harmoni me Radojçiqin

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 21:06

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka quajtur nënkryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiun si e “mjerë”.

Deliu tha se Albulena Haxhiu mbron Mimoza Kusarin edhe kur dëshmohet se është në harmoni të plotë me Millan Radojçiqin.

“Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu mbron Mimoza Kusarin edhe kur dëshmohet se është në harmoni të plotë me Millan Radojçiqin. Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu akuzon edhe Salë Jasharin e familjes heroike të Prekazit “në harmoni të plotë” me Listën Serbe. E mjerë. Jo vetëm ministrja më e dobët e drejtësisë që ka pasur ndonjëherë Kosovë”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Haxhiu ka pretenduar të mërkurën se partitë shqiptare të ish-opozitës janë në harmoni me Listën Serbe, pasi LVV dështoi ta formojë qeverinë. /Gazeta Express.