Një grua britanike është midis pesë personave që kanë vdekur në një stuhi dëbore në Patagoninë Kiliane, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Victoria Bond, 40 vjeç, një konsulente për marrëdhënie me publikun nga Cornwall, u emërua nga autoritetet në Kili si midis atyre që u vranë në pikën turistike të Parkut Kombëtar Torres del Paine, në jug të vendit.
Së bashku me znj. Bond, dy shtetas gjermanë dhe dy meksikanë vdiqën në stuhinë e dëborës, sipas Jose Antonio Ruiz, delegati presidencial i rajonit Magallanes në Kilin jugor. Trupat e tyre u gjetën të martën.
Kryetari i Visit Isles of Scilly, Andrew Sells, tha se organizata, për të cilën punonte znj. Bond, ishte “thellësisht e shkatërruar” nga vdekja e saj.