Ku do t'i gjejnë paratë për zgjedhjet në të cilat po shkon vendi, Murati përmend "transferet, kursimet, tepricat", si zgjidhje - Gazeta Express
string(119) "ku-do-ti-gjejne-parate-per-zgjedhjet-ne-te-cilat-po-shkon-vendi-murati-permend-transferet-kursimet-tepricat-si-zgjidhje"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 19:36

Ku do t’i gjejnë paratë për zgjedhjet në të cilat po shkon vendi, Murati përmend “transferet, kursimet, tepricat”, si zgjidhje

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 19:36

Opozita po kërkon me ngulm zgjedhje të reja, kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

Teksa po kërkohen zgjedhjet e reja si shpejt, Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka shpjeguar procedurën se si mund të gjenden paratë për organizimin e tyre.

“Nuk ka buxhet të organizuar. Ai buxhet që ka qenë i KQZ-së tashmë është shpenzuar sepse kemi pasur 3 palë zgjedhje. Mirëpo duhet të shihen mundësitë që si mundemi brenda transfereve, brenda kursimeve që kanë mbetur apo mund të ketë teprica në organizatat buxhetore që të sigurohet buxheti i nevojshëm. Sepse nëse caktohet data e zgjedhjeve duhet të ketë edhe financimin e nevojshëm për tu realizuar ato”, ka deklaruar Murati.