Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nuk ka pasur arsye legjitime qe sot mos të votoheshin projektligjet e sponsoriszuara nga presidentja.
Fjalën e kishte për Planin e Rritjes së BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe 3 marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro
“Në seancën e parë të thirrur sot, në rend dite kishim Planin e Rritjes së BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe 3 marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro. Pra mbi 1 miliardë euro gjithsej. Këto marrëveshje ishin projektligje të sponzorizuara nga Presidentja. Nuk kishte asnjë arsye legjitime që të mos votoheshin. Pra nëse për buxhet ishte arsyetimi që nuk duhet votuar buxhetin e sponzorizuar nga një qeveri në detyrë, tek marrëveshjet ndërkombëtare nuk qëndron fare ky arsyetim. Megjithatë, opozita fare nuk morri mundin të vinte në seancë, dhe kësisoj tash rrezikohet humbja e mbi 200 milionë eurove për shkak të vonesave”, ka shkruar Murati në Facebook. /Gazeta Express