U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në konferencën e jashtëzakonshme është pyetur se pse është ftuar nga Prokuroria Speciale si dëshmitar për Reçakun.
Ai tha se Ismet Shufta, prokuror në atë kohë, e ka përmendur atë.
“Unë kurrë në jetë s’kam qenë në Reçak, deri në vitin 2001 kur kam qenë anëtar i trupit gjykues të të akuzuarit. Jam thirrë si dëshmitar për shkak se një person që ka qenë prokuror në atë kohë me emrin Ismet Shufta kur e kanë pyetur se kush ka punuar në gjykatë, ai ka përmendur emrat që i kanë rënë ndërmend, i kish ra ndërmend edhe emri im sepse sot jam U.D. i kryeprokurorit të shtetit. Nuk e di pse, sepse nuk kam marrë asnjë arsyetim, qoftë prej prokurorit ose dikujt tjetër. Uroj të jetë rastësi, një diçka që s’është e planifikuar dhe e qëllimshme për të ardhur te kjo situatë”, tha ai. /GazetaExpress/