"Asistent i Danica Marinkoviq", Kelmendi thotë se do të kontaktojë me OVL të UÇK'së: Jam në dispozicion ta sqaroj këtë situatë - Gazeta Express
string(121) "asistent-i-danica-marinkoviq-kelmendi-thote-se-do-te-kontaktoje-me-ovl-te-uckse-jam-ne-dispozicion-ta-sqaroj-kete-situate"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 17:46

“Asistent i Danica Marinkoviq”, Kelmendi thotë se do të kontaktojë me OVL të UÇK’së: Jam në dispozicion ta sqaroj këtë situatë

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 17:46

Pas raportimeve se U.D. i kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka punuar si asistent i gjyqtares serbe Daninca MArinkoviq, OVL e UÇK’së kërkoi shkarkimin e tij.

Për këtë foli Kelmendi duke thënë se do ta kontaktojë këtë organizatë dhe do t’ia sqarojë situatën.

“Më ka ardhë shumë keq. Si duket dikush nga ajo organizatë e vlerësuar shumë nga ana ime, për të cilën një kohë kam dhënë kontributin tim, por si duket dikush nga oirg e ka marrë si të mirëqenë shkrimin e Vehbi Kajtazit, nuk e di pse. Unë do të kontaktoj me organizatën për të dhënë sqarime, për të kuptuar organizata që këto që shkruan Vehbi Kajtazi nuk janë të sakta. Unë e respektoj shumë këtë organizatë, është pjesë edhe e familjes time. Ajo e përfaqëson edhe familjen time, jam në dispozicion të kësaj organizatë ta sqarojë këtë situatë”, tha ai.