U dështoi edhe Konjufca, Haxhiu kërkon "material" për fushatë, përplaset në shkallë të Kuvendit me Uran Ismajlin - Gazeta Express
string(108) "u-deshtoi-edhe-konjufca-haxhiu-kerkon-material-per-fushate-perplaset-ne-shkalle-te-kuvendit-me-uran-ismajlin"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 17:16

U dështoi edhe Konjufca, Haxhiu kërkon “material” për fushatë, përplaset në shkallë të Kuvendit me Uran Ismajlin

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 17:16

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duket se tashmë është aktivizuar për fushatë kundër partive ish-opozitare, pas dështimit të emrit të Glauk Konjufcës si i mandatuar i dytë nga presidentja.

Pasi ka fotografuar deputetët e PDK-së dhe ata të Listës Serbe brenda sallës së Kuvedit të Kosovës në momentin kur kanë votuar kundër Konjfucës, Haxhiu ka shkuar edhe një hap më tej, duke u përplasur me Uran Ismailin në shkallët e Kuvendit.

Pasi kanë dalë nga seanca, Haxhiu e Ismaili dëgjohen teksa shkëmbejnë fjalë me njëri-tjetrin.

“Ani kryetar komune, po çfarë kryetari komunës ti”, dëgjohet teksa i thotë Haxhiu-Ismailit.