Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, gjatë konferencës së jashtëzakonshme, ka bërë të ditur se sot ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale për Maskarën e Recakut.
Ai tha se vetë e ka paralajmëruar prokurorin e rastit që ka dëshmi që mund t’i ndihmojnë në gjykimin për Recakun.
“Unë vetë e kam paralajmëruar prokurorin e rastit se kam disa cështje që do të ndihmojnë në gjykimin për Recakut, kam aktgjykime ku kam marrë pjesë, kam dëshmi se cfarë sjellje ka pasë dikush në atë kohë kundër këtij procesi, dhe të gjitha i kamë dorëzu në Prokurorinë Speciale. Jam i gatshëm që sa herë të më thirr, me dhënë deklaratë”, tha ai. /GazetaExpress/