Rasi i ditëve në parë ku u raportua se një vajzë e re Daorsa Spahija kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga një apartament në Tetovë po merr kahje tjetër pasi këtë version e ka mohuar kategorikisht familjarët e të ndjerës dhe shoku i saj i ngushtë.
Edhe sot, gjatë një interviste në Kosova Live, Arbër Zhubi ka vazhduar të deklarojë bindshëm se Daorsa nuk i ka dhënë fund jetës, por se është vrarë nga partneri i saj.
“Jo, nuk ka qenë vetëvrasje. Daorsa është vrarë. Kemi fakte, por nuk mund t’i prezantojmë publikisht për momentin. Versioni zyrtar nuk qëndron”, tha Zhubi në intervistë.
Ai shtoi se familja dhe miqtë e 24-vjeçares besojnë se pas ngjarjes janë bërë përpjekje për të fshirë prova edhe nga Policia atje ndërkaq ka kërkuar që rasti të hetohet deri në fund.
Hetimet për vdekjen tragjike të Daorsa Spahijas në Tetovë janë ende në zhvillim.
Video e plotë: