Hoti: Zgjedhjet po vijnë, mundësi për t’i dhënë fund kaosit e arrogancës, momenti ta kthejmë shtetin në binarë - Gazeta Express
string(106) "hoti-zgjedhjet-po-vijne-mundesi-per-ti-dhene-fund-kaosit-e-arrogances-momenti-ta-kthejme-shtetin-ne-binare"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 16:08

Hoti: Zgjedhjet po vijnë, mundësi për t’i dhënë fund kaosit e arrogancës, momenti ta kthejmë shtetin në binarë

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 16:08

Avdullah Hoti i LDK-së tha se zgjedhjet po vijnë dhe bashkë me to edhe mundësia për t’i dhënë fund “kaosit, arrogancës dhe bllokadës”.

Deklarata e tij vjen pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të dytën herë ta formojë qeverinë.

“Zgjedhjet po vijnë, dhe bashkë me to mundësia për t’i dhënë fund kaosit, arrogancës dhe bllokadës. Kosova meriton lidership serioz. Tani është momenti të bashkohemi dhe ta kthejmë shtetin në binarët e duhur. LDK”, ka shkruar Hoti.