Haradinaj kritikon Konjufcën: S'na dhe as plan për qeverisje, as listë të ministrave, luftën ndaj korrupsionit nuk e përmende fare - Gazeta Express
string(126) "haradinaj-kritikon-konjufcen-sna-dhe-as-plan-per-qeverisje-as-liste-te-ministrave-luften-ndaj-korrupsionit-nuk-e-permende-fare"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 15:40

Haradinaj kritikon Konjufcën: S’na dhe as plan për qeverisje, as listë të ministrave, luftën ndaj korrupsionit nuk e përmende fare

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 15:40

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij në seancën ku pritet të hidhet në votim, Glauk Konjufca, e ka kritikuar këtë të fundit se nuk ia ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës as listën me emrat e kabinetit qeveritar dhe s’ka propozuar as edhe një plan për qeverisje.

Haradinaj ka thënë se Konjufca e ka përmendur vetëm vitin 2026, ndërkohë s’ka folur fare për 2027,2028 e vitet tutje.

“ S’dha as listë me emra dhe as plan program qeverisës”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së, ia ka numëruar Konjufcës projektet e papërfunduara gjatë qeverisë Kurti II, përfshirë rrugën për Mitrovicë, për Gjilan, për Pejë e për Gjakovë.

Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se Konjufca gjatë fjalimit të tij s’e ka përmendur fare luftën kundër korrupsionit. Haradinaj ka ironizuar paksa me Konjufcën tek kjo pjesë, duke i thënë se mbase s’ka nevojë të luftohet më korrupsioni me LVV në pushtet, apo nëse dikush i ka thënë Konjufcës që të mos e përmend luftën korrupsionit.