Simiq: Keni krijuar diktaturë, Lista Srpska s’do të votojë për atë që ka përgatitur Albin Kurti - Gazeta Express
string(93) "simiq-keni-krijuar-1diktature-lista-srpska-sdo-te-votoje-per-ate-qe-ka-pergatitur-albin-kurti"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 15:23

Simiq: Keni krijuar diktaturë, Lista Srpska s’do të votojë për atë që ka përgatitur Albin Kurti

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 15:23

Deputeti i Listës Srpska, Igor Simiq, tha se nuk kanë votë për qeverinë e prezantuar nga Glauk Konjufca.

Ai tha se Vetëvendosje theu krejt ligjet e rregullat, duke krijuar “diktaturë”.

“Herën e kaluar kemi dhënë një qëndrim të qartë dhe nëse e shohim se përralla është e njëjtë, por paketimi tjetër. Keni sjellë 100 vendime kundër popullit serb, asgjë të mirë s’keni bërë për shqiptarët, as boshnjakët, as romët, asnjë popull tjetër që jeton në Kosovë dhe në atë që do të mbaheni mend është se i keni thyer të gjitha rregullat e mundshme, ligjet e mundshme, duke formuar diktaturë dhe dëshirën e madhe të ruani fotelet tuaja. Lista Srpska nuk do të votojë për atë që ka përgatitur Albin Kurti”, tha ai./Express/