Lansimi i edicionit të parë të revistës “(Ç)mendje” - Gazeta Express
string(47) "lansimi-i-edicionit-te-pare-te-revistes-cmendje"

Arte

Gazeta Express

19/11/2025 15:37

Lansimi i edicionit të parë të revistës “(Ç)mendje”

Arte

Gazeta Express

19/11/2025 15:37

Më 21 nëntor, nga ora 17:00, në Kosovo 2.0, Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Fondacionin Heinrich Böll, lansojnë edicionin e parë të revistës “(Ç)mendje”.

Revista “(Ç)mendje” simbolizon punën e përbashkët drejt hapjes së diskutimit për shëndetin mendor, duke përfshirë përjetime dhe diskurse që kryesisht jetojnë në periferi. Si e tillë, revista përfshin një laramani të rrëfimeve, shtjellimeve, poezive dhe ilustrimeve të cilat ri-kornizojnë çështjen e shëndetit mendor, duke vendosur në qendër përjetimet personale dhe qasjet alternative, të ndërtuara bashkë me marrësit/et e shërbimeve të shëndetit mendor dhe aleatët/et.