Premiera botërore e filmit “Odiseja e Gëzimit” - Gazeta Express
string(44) "premiera-boterore-e-filmit-odiseja-e-gezimit"

Arte

Gazeta Express

19/11/2025 15:06

Premiera botërore e filmit “Odiseja e Gëzimit”

Arte

Gazeta Express

19/11/2025 15:06

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se më 16 nëntor, në Opera House, u mbajt premiera botërore e filmit “Odiseja e Gëzimit”, me regji nga Zgjim Terziqi dhe producente Valmira Hyseni, në kuadër të edicionit të 46-të të Cairo International Film Festival.

Në premierë ishin të pranishëm regjisori Zgjim Terziqi, producentja Valmira Hyseni, si dhe aktorët e filmit Diar Sadiku dhe Milot Hoxha.

Filmi është një bashkëprodhim Kosovë-Francë, prodhim i Plan Bee Films, në bashkëprodhim me Mon Ballon Production.

Filmi është i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.