Edicioni i tretë i Festivalit “Moisiu” këtë vit nis nga 22 deri më 27 nëntor, mbahet në Prishtinë dhe benë bashkë teatrot më të rëndësishme shqiptare.
Shfaqjet që vijnë në kuadër të festivalit këtë vit janë nga: Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Kombëtar tiranë, Teatri i Qytetit Preshevë, Teatri “Hadi Shehu” Gjakovë, Teatri “A.Z Çajupi” Korçë, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatri i Qytetit Gostivar, Teatri i Qytetit Tetovë dhe Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren.
Mbrëmjet e festivalit mbahen në dy skena, Amfiteatri dhe Salla e Kuqe, çdo ditë prej orës 19:00 dhe 20:30.
Programi zyrtar është publik në faqet zyrtare të festivalit.