AUV ndalon importin e shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga disa zona të Gjermanisë - Gazeta Express
string(84) "auv-ndalon-importin-e-shpezeve-dhe-nenprodukteve-te-tyre-nga-disa-zona-te-gjermanise"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 14:33

AUV ndalon importin e shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga disa zona të Gjermanisë

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 14:33

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës njofton se ka ndaluar importin e shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga zonat administrative Lower Saxony, Bavaria, Brandenburg, Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Thuringia, Mecklenburg-Western Pomerania dhe Schleswig-Holstein të Gjermanisë.

Në njoftimin e AUV-it thuhet se me këtë është bërë plotësim-ndryshimin e vendimit për ndalesën e importit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga shteti i Gjermanisë, duke shfuqizuar ndalesën e vendimit të datës 30.10.2025.

Ky vendim është marrë duke iu referuar, raportit të fundit të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), raportit të Komisionit Evropian të datës 28.10.2025 dhe Raportit të Autoritetit Kompetent të Gjermanisë të datës 12.11.2025.

“Në bazë të Ligjit të Veterinarisë Nr. 2004/21, lejohet importi i shpezëve dhe nënprodukteve të tyre nga Gjermania, me përjashtim të zonave administrative të prekura si: Lower Saxony, Bavaria, Brandenburg, Baden-Württemberg, North Rhine-Westphalia, Thuringia, Mecklenburg-Western Pomerania dhe Schleswig-Holstein ku është konfirmuar prania e sëmundjes Avian Influenza (Gripi i Shpezëve), serotipi me patogjenitet të lartë HPAI–H5N1, në disa ferma të shpezëve nga këto zona, nga ku ndalohet importi i shpezëve të gjalla, mishit të shpezëve dhe nënprodukteve të tyre që kanë origjinën nga zonat e lartpërmendura të shtetit të Gjermanisë”, thuhet në njoftim.