Abdixhiku: Presidentja gaboi kur e mandatoi Konjufcën, qysh në fillim është parë që s'i kanë numrat - Gazeta Express
string(96) "abdixhiku-presidentja-gaboi-kur-e-mandatoi-konjufcen-qysh-ne-fillim-eshte-pare-qe-si-kane-numrat"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 13:56

Abdixhiku: Presidentja gaboi kur e mandatoi Konjufcën, qysh në fillim është parë që s’i kanë numrat

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 13:56

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një prononcim për media para Kuvendit të Kosovës ka thënë se presidentja Vjosa Osmani ka bërë lexim të gabueshëm sa i përket asaj nëse LVV do t’i ketë 61 votat e nevojshme për ta votuar Glauk Konjufcën për kryeministër.

Abdixhiku ka thënë se ishte parë qysh në fillim që LVV s’i ka numrat dhe se s’ndodh askund në botë që pakica të qeverisë me shumicën.

Sipas Abdixhikut, Osmani ka gabuar kur e ka mandatuar Konjufcën.

“Është lexim i gabueshëm, gabim i madh dhe kosto për Kosovën. Ishte parë që nga fillimi që s’i kanë numrat. S’ka vend në botë që pakica qeveris me shumicën. Është vetëm humbje kohe”, ka thënë Abdixhiku.