Rregullat e Bashës, e lë të hapur seancën e VV'së në rast se ka “ndryshim të qëndrimeve” nga partitë tjera - Gazeta Express
string(102) "rregullat-e-bashes-e-le-te-hapur-seancen-e-vvse-ne-rast-se-ka-ndryshim-te-qendrimeve-nga-partite-tjera"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 12:43

Rregullat e Bashës, e lë të hapur seancën e VV’së në rast se ka “ndryshim të qëndrimeve” nga partitë tjera

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 12:43

Kryeparlamentari Dimal Basha e ka lënë të hapur seancën që u thirr nga Lëvizja Vetëvendosje për të kaluar disa pika të rendit të ditës që i caktuan vetë.

Ai tha se këtë po e bën në rast se ka “ndryshim të qëndrimeve” nga partitë tjera, të cilat e bojkotuan këtë seancë si të paligjshme dhe kundërkushtetuese.

“Nuk kemi deputetë tjerë që kanë kërkuar fjalën. I mirëpres diskutimet këtu, seanca mbetet e hapur në rast se kemi ndryshim të qëndrimeve dhe unë ju bëj thirrje të gjithë subjekteve politike, deputetëve të Kuvendit që t’i bashkëngjiten gjithë deputetëve tjerë që të mblidhemi dhe t’i tejkalojmë këto ligje që janë me rëndësi jetike për të gjithë qytetarët e Republikës”.

Në këtë seancë morën pjesë vetëm deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetë nga komunitetet joshumicë joserbe.

Ndërkaq, i vetmi deputet nga partitë tjera të shumicës shqiptare ishte ai i PDK-së, Përparim Gruda, i cili doli në foltore disa herë.  

“Kjo seancë do të mbahet në mend në historinë e Kosovës, për të cilën të gjithë ne e dimë që është e paligjshme dhe jokushtetuese”, tha Gruda.

Ai tha se nuk shkoi aty për propagandë, por për të argumentuar paligjshmërinë e seancës dhe kufizimet e një qeverie në detyrë.

Gruda u përball me ndërhyrje nga deputetë e Vetëvendosjes, të cilët i reaguan nga ulëset e tyre, përfshirë edhe nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Përveç deputetëve të tjerë të Vetëvendosjes, në foltore doli edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili bëri thirrje për miratim të projektligjeve dhe foli për rëndësinë e kohës.

“Ju ftoj sot që të votojmë miratimin e projektligjeve që të fillojmë të përfitojmë nga ky instrument. Koha nuk është burim i ripërtërishëm, kalon në të kaluarën në pakthim. Çdo vonesë e mëtutjeshme e komplikon dhe e rrezikon si përfitimin ashtu edhe zbatimin e fondeve”, tha Kurti. /Express/