Zyrtarët e VV'së e kapin "thelbin" e fjalimit të Kurtit, nis shpërndarja në rrjete sociale - Gazeta Express
string(86) "zyrtaret-e-vvse-e-kapin-thelbin-e-fjalimit-te-kurtit-nis-shperndarja-ne-rrjete-sociale"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 12:35

Zyrtarët e VV’së e kapin “thelbin” e fjalimit të Kurtit, nis shpërndarja në rrjete sociale

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 12:35

“Nëse ne, sipas tyre, qenkemi vonuar, pse nuk janë këtu për t’na e lënë neve fajin e popullit buxhetin?”.

Kjo fjali e thënë në foltoren e Kuvendit nga kryeministri në detyrë e deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nisi të shpërndahet nga zyrtarë të kësaj partie si “thelbi” i fjalimit të Kurtit në Kuvend.

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, edhe e fotografoi nga ulësja e saj liderin e VV-së, duke e shpërndarë atë krahas thënies së Kurtit.

Të njëjtën fjali e ndau edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, në profilin e tij në Facebook.

Më pas e njëjta u shpërnda edhe nga Lëvizja Vetëvendosje./Express/