Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, është i vetmi deputet nga partitë tjera shqiptare që ka marrë pjesë në “seancën” e sotme të thirrur me nënshkrimet e deputetëve të Vetëvendosjes.
Gruda tha se shkoi aty për të treguar aspektet ligjore të pikave të propozuara dhe pse seanca është jokushtetuese.
Derisa po fliste për Ligjin për Qeverinë, nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga pozita e saj i ndërhyri atij duke i kërkuar të lexojë nene të caktuara nga ky ligj.
Gruda tha se po i ngatërron nenet ku flitet për qeverinë në detyrë e ku për qeverinë në dorëheqje.
“Unë jam i bindur që ti nuk e di çka është qeveria në dorëheqje dhe çka është qeveria në detyrë. Mos ndërhyj! Mos abuzo me detyrën! Je nënkryetare e Kuvendit, unë jam deputet”, i tha Gruda./Express/