Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në një konferencë për media nga Kuvendi i Kosovës, tha se marrëveshja me BE-në për Planin e Rritjes, nga e cila Kosova do të përfitonte miliona euro ka mundur të kalojë edhe në fund të vitit 2024, por tha se kjo s’u bë për shkak të mungesës së vullnetit të Lëvizje Vetëvendosje.
Ai tha se këtë gjë e morën vesh në një takim në Zyrën e BE-së ku ishin grupet politike.
Zemaj tha caktimi i një seance para asaj për qeverinë ku në rend të ditës futen edhe marrëveshjet ndërkombëtare është një tendencë nga Lëvizja Vetëvendosje për të krijuar “një lloj fajtori” për milionat e mbetura.
“Tendenca për të krijuar një lloj fajtori për marrëveshjet ndërkombëtare nga Lëvizja Vetëvendosje – edhe për këtë çështje kemi pasë takim në Zyrën e BE-së të gjitha grupet politike dhe aty e kemi kuptuar që kjo marrëveshje ka mundur të kalojë edhe në fund të vitit 2024, por ka qenë paaftësia dhe keqmenaxhimi edhe ajo që quhet vullneti i partisë që ishte në pushtet për t’i aprovuar këto marrëveshje dhe për të filluar me Planin e Rritjes”, tha ai./Express/