Zekolli: BDI dhe VLEN nuk kanë energji politike, morën atë që meritonin - Gazeta Express
string(69) "zekolli-bdi-dhe-vlen-nuk-kane-energji-politike-moren-ate-qe-meritonin"

Maqedoni

Gazeta Express

19/11/2025 11:19

Zekolli: BDI dhe VLEN nuk kanë energji politike, morën atë që meritonin

Maqedoni

Gazeta Express

19/11/2025 11:19

Sipas analistit Arsim Zekolli, në zgjedhjet e fundit lokale të gjithë morën atë që meritonin. Siç tha Zekolli për TV21, BDI për herë të dytë mori kartonin e verdhë nga qytetarët, kurse VLEN për herë të parë.

Zekolli tha se asnjëra palë nuk kanë energji.

“Mendoj që qytetarët dhanë kartonin e dytë të verdhë VDI-së dhe kartonin e parë të verdhë VLEN-it. BDI-ja u ndëshkua, por nuk u sakatos siç e prisnin. VLEN-it ja dhanë një peshqesh, por nuk u shpërblye. Është tamam ajo që duhej të ndodhte, një barazim dhe secili ka marrë atë që meriton. BDI-ja e mori një fitore për ngushëllim, VLEN-i mori një fitore sa mos t’ del shpirti për hunde. Por shihet që as njëra palë e as tjetra nuk kanë energji”, tha Zekolli.

Zekolli foli edhe për hapat e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Siç tha, pavarësisht se gjendja e shqiptarëve ishte më e rënduar se kudo tjetër në Evropë, duhet qenë optimistë dhe duhet t’i themi vetes bravo, por edhe t’i falënderojmë partnerët ndërkombëtar për përkrahjen.