Limani ngre alarmin: Listat zgjedhore në Gostivar e Vrapçisht nuk janë të pastruara, janë të mbushura me njerëz të vdekur! - Gazeta Express
string(119) "limani-ngre-alarmin-listat-zgjedhore-ne-gostivar-e-vrapcisht-nuk-jane-te-pastruara-jane-te-mbushura-me-njerez-te-vdekur"

Maqedoni

Gazeta Express

19/11/2025 11:16

Limani ngre alarmin: Listat zgjedhore në Gostivar e Vrapçisht nuk janë të pastruara, janë të mbushura me njerëz të vdekur!

Maqedoni

Gazeta Express

19/11/2025 11:16

UD kryetar i komunës së Gostivarit dhe njëherit kandidati për kryetar komune, Valbon Limani, ka ngritur sot shqetësime serioze lidhur me gjendjen e listave zgjedhore në disa komuna si atë të Gostivarit dhe Vrapçishtit.

Limani në emisionin ZOOM në TVM2 me gazetarin Ersan Pajaziti tha se Komuna e Gostivarit së bashku me komunat e Vrapçishtit dhe Mavrovës përballen me “parregullsi të mëdha”, duke theksuar se “këto tri komuna i kanë listat e mbushura me njerëz të vdekur”.

Ai gjithashtu e quajti “paradoks” situatën në Komunën e Gostivarit, ku, sipas tij, ekziston një mospërputhje e madhe mes numrit real të banorëve dhe atij të personave me të drejtë vote.

“Në Gostivar kemi 59.770 banorë, por për 23 këshilltarë kanë pasur të drejtë vote afërsisht 83 mijë banorë,” tha Limani.

Limani theksoi se një proces zgjedhor i drejtë dhe transparent është thelbësor për funksionimin demokratik të komunave dhe për besimin e qytetarëve në institucionet lokale.