Deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, i cili do të udhëheqë me Komunën e Obiliqit, ka folur pak para seancës së orës 11:00 të ftuar nga LVV.
Thaçi, i pyetur nëse pret përkrahje nga partitë ish-opozitare për të votuar buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare, është ngatërruar me fjalët duke thënë se në një Kuvend ku ka deputetë që thonë se nuk e kanë problem Listën Serbe por Albin Kurtin, atëherë “e vetmja zgjedhje janë zgjidhjet”
Më pas Thaçi e ka përmirësuar veten, duke thënë se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.