Rexhepi:Unë do të votoj buxhetin dhe mandatarin Konjufca - Gazeta Express
string(55) "rexhepiune-do-te-votoj-buxhetin-dhe-mandatarin-konjufca"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 10:43

Rexhepi:Unë do të votoj buxhetin dhe mandatarin Konjufca

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 10:43

Nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi është deklaruar para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Buxhetit të vitit 2026.

Ajo thotë se si kjo seancë, ashtu edhe ajo pasuesja për Qeverinë e Kosovës, janë tejet të rëndësishme.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për shtetin e Kosovës. Kemi dy seanca, njëra është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxheti. Shumë e rëndësishme për juve e gazetarët e RTK-së. Në ora 14:00 është seanca për Qeverinë e Kosovës”, tha Rexhepi.

Megjithatë, ajo nuk dha detaje nëse do të arrihet votimi i buxhetit 2026, por tha se ajo personalisht do ta votojë atë dhe mandatarin Glauk Konjufcën.