ShBA e deporton shqiptarin e dënuar me 30 vjet burg për vrasje para 26 vitesh në Itali, pritet ekstradimi i tij – pamje - Gazeta Express
string(116) "shba-e-deporton-shqiptarin-e-denuar-me-30-vjet-burg-per-vrasje-para-26-vitesh-ne-itali-pritet-ekstradimi-i-tij-pamje"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 9:22

ShBA e deporton shqiptarin e dënuar me 30 vjet burg për vrasje para 26 vitesh në Itali, pritet ekstradimi i tij – pamje

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 9:22

Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Fast Albania dhe në bashkëpunim me disa agjenci ndërkombëtare, ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm në fushën e bashkëpunimit policor.

Prej muajsh, strukturat shqiptare, së bashku me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale Italiane dhe Zyrën e Ekspertëve të Sigurisë, kanë shkëmbyer informacion lidhur me shtetasin shqiptar Kamer Duhanxhiu, 44 vjeç.

Duhanxhiu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999 dhe i dënuar nga autoritetet italiane me 30 vite burg për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në qytetin e Astit në vitin 1999

Pas një periudhe të gjatë arratisjeje në Shtetet e Bashkuara, ai u arrestua këtë vit në Florida, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese shqiptare, italiane dhe Agjencisë për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare (ICE) në SHBA. Më 19 nëntor 2025, Duhanxhiu u deportua drejt Shqipërisë me një fluturim çarter.

Sapo mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza”, ai u ndalua nga Policia e Shtetit, bazuar në urdhrin ndërkombëtar të arrestit dhe kartelën e kuqe të Interpolit të lëshuar nga autoritetet italiane. Procedurat e ekstradimit drejt Italisë kanë nisur menjëherë dhe 44-vjeçari pritet të vuajë dënimin e tij 30-vjeçar në shtetin italian.

Policia e Shtetit vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë ndërkombëtar që çoi në neutralizimin e një personi të shumëkërkuar, duke e konsideruar operacionin një shembull të qartë të efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit.