Tragjike, trupat e një nëne dhe vajze të zhdukura gjenden të ruajtura në frigoriferë në Austri - Gazeta Express
string(93) "tragjike-trupat-e-nje-nene-dhe-vajze-te-zhdukura-gjenden-te-ruajtura-ne-frigorifere-ne-austri"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 23:24

Tragjike, trupat e një nëne dhe vajze të zhdukura gjenden të ruajtura në frigoriferë në Austri

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 23:24

Trupat e një gruaje 34-vjeçare dhe vajzës së saj 10-vjeçare, të zhdukura për disa muaj, janë zbuluar brenda frigoriferëve në një apartament në pjesën perëndimore të Austrisë.

Mbetjet, që i përkasin një familjeje me origjinë siriane, u gjetën të premten të fshehura pas një muri gipsi në qytetin e Innsbruckut, sipas raportimeve të BBC-së.

Dy burra – një austriak 55-vjeçar dhe vëllai i tij 53-vjeçar – u arrestuan në qershor. Burri më i madh, i cili ishte i njohur me gruan siriane, pretendoi përpara policisë se kishte ndodhur një aksident, por mohoi çdo përfshirje në vrasje.

Hansjörg Mayr, zëdhënës i zyrës së prokurorit, deklaroi për mediat se të dy të dyshuarit po mbahen “me dyshime të forta për vrasje”. Emrat e të përfshirëve nuk janë publikuar për arsye ligjore.

Zhdukja e grave ishte raportuar fillimisht më 25 korrik 2024 nga kushërira e gruas, që jeton në Gjermani./Albinfo.ch