Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Nuk kam të bëj fare me Jeffrey Epstein,” u përgjigj Trump, shkruajnë mediat e huaja.
“E përjashtova nga klubi im shumë vite më parë, sepse mendoja se ishte një pervers i sëmurë dhe mendoj se kisha të drejtë”, shtoi Trump.
Trump u thotë edhe një herë gazetarëve se “nuk ka shkuar kurrë” në ishullin e Epstein dhe e quan këtë temë një “mashtrim të demokratëve”.
Pyetja erdhi nga një gazetar i ABC News, me Trumpin që nisi një reagim të ashpër kundër rrjetit.
“Mendoj se je një gazetar i tmerrshëm”, tha Trump më tej.
“Është mënyra se si i bën këto pyetje, fillon me një njeri shumë të respektuar, duke i bërë atij një pyetje të tmerrshme, të pabindur dhe thjesht të tmerrshme”, vijoi Trump më tej.
Trump vazhdon ta quaj ABC-në një “kompani të mjerë” dhe thotë se licenca e saj duhet të hiqet.
“Lajmi juaj është kaq i rremë dhe kaq i gabuar dhe ne kemi një komisioner të shkëlqyer, kryetarin, i cili duhet ta shqyrtojë këtë”, shton Trump.
“Mendoj se kur hyn dhe je 97% negativ ndaj Trump dhe pastaj Trump fiton zgjedhjet me një shumicë dërrmuese, kjo do të thotë padyshim që lajmet e tua nuk janë të besueshme dhe as ti si reporter”, përfundoi Trump.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...