Çitaku thotë se PDK nuk shkon nesër në seancën e orës 11:00 të thirrur nga VV - Gazeta Express
string(76) "citaku-thote-se-pdk-nuk-shkon-neser-ne-seancen-e-ores-1100-te-thirrur-nga-vv"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 20:56

Çitaku thotë se PDK nuk shkon nesër në seancën e orës 11:00 të thirrur nga VV

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 20:56

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e së mërkurës të orës 11:00, e thirrur nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot kemi pasur mbledhjen e GP bashke me Kryetarin Hamza, dhe ne nuk do te marrim pjese ne seancen e parë. Para fillimit te seances do te mbajme konference per shtyp”, ka konfirmuar Çitaku për Gazetën Express.

Edhe partitë e tjera opozitare, LDK, AAK dhe NISMA kanë konfirmuar mospjesëmarrjen.

Kjo pasi thonë se është thirrur pa konsultim me partitë politike. /Gazeta Express