KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë stabil, reshjet po rrezikojnë turbullira në kanalin Ibër-Lepenc - Gazeta Express
string(93) "kru-prishtina-furnizimi-me-uje-stabil-reshjet-po-rrezikojne-turbullira-ne-kanalin-iber-lepenc"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 20:51

KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë stabil, reshjet po rrezikojnë turbullira në kanalin Ibër-Lepenc

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 20:51

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë për momentin është stabil, pavarësisht reshjeve të dendura që kanë goditur rajonin.

Sipas kompanisë, shirat mund të shkaktojnë turbullira në kanalin Ibër-Lepenc, gjë që mund të ndikojë përkohësisht në procesin e trajtimit të ujit. Autoritetet thonë se situata po monitorohet vazhdimisht.

KRU “Prishtina” bëri të ditur se ekipet e saj janë në terren pa ndërprerje, duke punuar me kapacitet të plotë në hapjen dhe pastrimin e pusetave të ujërave të zeza, si dhe në ndihmën për qytetarët e zonave më të prekura nga reshjet.