Ende po vazhdon përplasja për buxhetin mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati.
Murati tha se nëse LDK-ja pretendon se Prishtina po pengohet, atëherë kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, bashkë me deputetët e partisë, mund ta votojnë nesër buxhetin e kryeqytetit në seancën e Kuvendit, duke mundësuar alokimin e plotë të mjeteve për vitin 2025.
Ai i kërkoi Ramës të lërë anash propagandën dhe të fokusohet në punë.
“Përparim, nëse je kryetar i Prishtinës, sillu si i tillë. Leje propagandën e çu kap puno naj sen, se ta murr uji qytetin,” shkroi Murati.