Vizita në Kosovë, Wadephul shkruan për takimin me Osmanin dhe vizitën te ushtarët gjermanë në KFOR - Gazeta Express
string(97) "vizita-ne-kosove-wadephul-shkruan-per-takimin-me-osmanin-dhe-viziten-te-ushtaret-gjermane-ne-kfor"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 19:40

Vizita në Kosovë, Wadephul shkruan për takimin me Osmanin dhe vizitën te ushtarët gjermanë në KFOR

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 19:40

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaron se takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vizita te ushtarët e KFOR nga shteti i tij, nënvizon rëndësinë që Gjermania i kushton stabilitetit të Kosovës.

Ministri, teksa ka ndarë pamje në rrjetin “X”, thekson se “progresi në dialogun e udhëhequr nga BE-ja me Serbinë është çelësi për normalizimin e qëndrueshëm – dhe rrugën e Kosovës përpara”.

Ai shton se “Gjermania mbetet një partnere e ngushtë”.

Postimi i plotë, KËTU

Gjithashtu, ministri gjerman ka ndarë pamje në një postim tjetër, me ushtarët gjermanë në Kosovë, ku ndër të tjera shkruan “faleminderit të gjithë ushtarëve për shërbimin e tyre të jashtëzakonshëm, ndaj vendit tonë”.

Pamje, KËTU