Reshje të rrëmbyeshme gjatë natës dhe erë të fuqishme, parashikojnë meteorologët - Gazeta Express
string(79) "reshje-te-rrembyeshme-gjate-nates-dhe-ere-te-fuqishme-parashikojne-meteorologet"

Maqedoni

Gazeta Express

18/11/2025 18:58

Reshje të rrëmbyeshme gjatë natës dhe erë të fuqishme, parashikojnë meteorologët

Maqedoni

Gazeta Express

18/11/2025 18:58

DPHM njofton se sot në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 40l/m2 për 24 orë), veçanërisht gjatë natës. Lokalisht do të ketë kushte për stuhi me erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor.

Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit do të vazhdojë periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut. Nesër në orët e pasdites dhe të enjten reshjet do të jenë me intensitet më të dobët. Të premten dhe në ditët e fundjavës sërish priten reshje më të rrëmbyeshme të shiut (mbi 30 l/m2 për 24 orë), lokalisht në formë të stuhisë me erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të bubullimave. Nga e diela temperaturat e mëngjesit dhe të ditës dukshëm do të bien.

Sipas DPHM, në Shkup vijon periusha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut të cilat në disa pjesë të luginës do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor.