Mysafirët nuk i shkojnë në zyrë, Kurti "mësohet" me takime në sallat e Kuvendit, çfarë shkroi për diskutimin me Wadephul - Gazeta Express
string(116) "mysafiret-nuk-i-shkojne-ne-zyre-kurti-mesohet-me-takime-ne-sallat-e-kuvendit-cfare-shkroi-per-diskutimin-me-wadephul"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 18:37

Mysafirët nuk i shkojnë në zyrë, Kurti “mësohet” me takime në sallat e Kuvendit, çfarë shkroi për diskutimin me Wadephul

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 18:37

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul, i cili është për një vizitë në rajon përfshirë Kosovën.

Kryediplomati gjerman nuk i ka shkuar Kurtit në zyre, por në sallën e Kuvendit.

Kurti ka shkruar në Facebook, se Gjermania ka qenë partnere e palëkundur e Kosovës edhe para pavarësisë

“Gjermania ka qenë partnere e palëkundur e jona edhe para pavarësisë. Si dy shtete mike dhe aleate, bashkëpunimin e kemi të rrënjosur në vlerat e përbashkëta që kemi si shoqëri dhe popuj, dhe në vizionin që ndajmë për një Evropë demokratike, të zhvilluar dhe të sigurt”.

“I urova mirëseardhje ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, dhe e sigurova se Republika e Kosovës është e vendosur dhe e përkushtuar të punojë bashkë me Gjermaninë për të thelluar raportet bilaterale dhe për të avancuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Express