Gani Geci ka thënë se vëllai i tij Fadil Geci do të jetë kandidat për deputet, që ka qenë deputet në kohën e presidentit Rugova.
Gani Geci e ka uruar vëllain e tij.
“Vajza ime, Marigona Geci, me plot përkushtim dhe dinjitet ka përfaqësuar elektoratin e LDK-së dhe familjen tonë Geci gjatë tri mandateve të saj si deputete e zgjedhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tani, për shkak të pamundësisë ligjore që unë të jem kandidat, dhe me kërkesën e elektoratit tonë rugovist që familjen Geci ta përfaqësojë njëri nga vëllezërit Geci, Kryesia e LDK-së ka vendosur që Degën e LDK-së në Skenderaj dhe kandidaturën për deputet ta ketë Fadil Geci, ish-deputet i LDK-së në kohën e Presidentit Rugova. Unë, së bashku me Marigonën, urojmë kandidaturën e vëllait tim, përkatësisht të mixhës së Marigonës, Fadil Gecit.”