Analisti Blerim Latifi ka thënë se dëshmitë e Wesley Clarku, James Rubinit dhe Christopher Hill duhet të mblidhen në një libër të vetëm.
“Dëshmitë e Wesley Clarkut, James Rubin-it dhe Christopher Hill-it duhet të mblidhen në libër të vetëm, në një libër-referencë që do të përbënte bazën dokumentare mbi të vërtetën e luftës së UÇK-së.”
“Nëse duam t’i shpëtojmë njëherë e mirë propagandës së Serbisë dhe, po aq, mistifikimeve tona të brendshme, pikërisht aty gjendet e vërteta e pastër e kësaj lufte, që nisi e u krye si kryengritje popullore. Një kryengritje që nuk lindi si projekt politik i gatshëm, por si reagim moral i një populli të tërë ndaj masakrës mbi familjen Jashari në Prekaz. Dhe që pati sukses vetëm sepse ruajti atë moral të brendshëm që duhet ta ketë çdo kryengritje për liri: kauzën e drejtë, mjetet e ligjshme dhe lidhjen organike me popullin prej të cilit del.”