Clark: Haradinaj ishte komandant i fuqishëm dhe i pavarur në natyrë, prandaj dola në konkluzione se s’kishte komandë dhe kontroll - Gazeta Express
string(126) "clark-haradinaj-ishte-komandant-i-fuqishem-dhe-i-pavarur-ne-natyre-prandaj-dola-ne-konkluzione-se-skishte-komande-dhe-kontroll"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 15:51

Clark: Haradinaj ishte komandant i fuqishëm dhe i pavarur në natyrë, prandaj dola në konkluzione se s’kishte komandë dhe kontroll

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 15:51

Gjenerali Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se Ramush Haradinaj ka qenë një komandant i fuqishëm dhe ishte i pavarur në natyrë.

Për rrjedhojë, Clark tha se bazuar në këto tipare të personalitetit të fortë, erdhi në përfundim se UÇK-ja nuk kishte strukturë kontrolli dhe komandimi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ramush Haradinaj që ka qenë një komandant i fuqishëm ishte më i pavarur në natyrë. E lexova aty. Pikërisht kjo është përshtypja ime dhe prandaj dola në konkluzione sa i takon komandës dhe kontrollit dhe si kanë funksionuar komandat dhe kontrolli në UÇK. Këta ishin personalitete të forta, persona që kanë rrezikuar jetën”, tha Clark.

Përveç kësaj, Clark deklaroi se jeta e familjeve të këtyre personaliteteve varet krejtësisht nga vendimet e tyre.

Andaj, ai shtoi se këta persona ishin persona që luftonin për jetën gjatë fushatës ajrore të NATO-s dhe nuk ishin vartës të mirëfilltë.

“Jeta e familjeve të tyre varej prej vendimeve të tyre. Këta nuk ishin vartës të mirëfillt. Nuk kishte strukturë komande dhe kontrolli. Ishin persona që luftonin për jetën gjatë fushatës ajrore të NATO-s. Këtë qëndrim e mbajtën edhe pas fushatës ajrore. Prandaj, Jackson e pati të vështirë me këta persona, me këta individë”, tha Clark.