Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, pas takimit me Vjosa Osmanin, ka zhvilluar një konferencë për media ku mes tjerash ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është ‘’një urgjencë gjeopolitike’’.
Ai po ashtu ka deklaruar se Kosova ka nevojë që sa më shpejtë të ketë një qeveri
‘’Zgjerimi i BE’së është një urgjencë gjeopolitike. Për herë të parë prej shumë vitesh ka një perspektive realiste. Zhvillimi i Kosovës qe nga përfundimi i luftës dhe nga pavarësia është një histori e vërtetë suksesi. Për shumëkënd në rajon, Kosova është simbol i demokracisë dhe i një shoqërie të fortë civile, në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet që sa më shpejtë të ketë një qeveri të aftë për veprim si nga brenda ashtu edhe nga jashtë’’, ka thënë ai.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...