Një person po dyshohet se ka vdekur dhe se një tjetër është lënduar në një aksident në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, tha për Gazetën Express se në aksident është përfshirë një veturë.
“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, tha ai.
Policia e Kosovës sot ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shkak të kushteve atmosferike.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...