Punëtorët  e RTK’së të hënën hyjnë në grevë të përgjithshme - Gazeta Express
string(57) "punetoret-e-rtkse-te-henen-hyjne-ne-greve-te-pergjithshme"

Gazeta Express

18/11/2025 15:36

Punëtorët  e RTK’së të hënën hyjnë në grevë të përgjithshme

Gazeta Express

18/11/2025 15:36

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës të hënën hyjnë në grevë të përgjithshme pasi kanë mbetur pa paga.

Sindiakata ka kërkuar nga menaxhmenti deri te bordi që të marrin vendim të qartë për mosmbulimin e asnjë ngjarje politike deri të realizohen kërkesat e tyre.

Sindikata ka kërkuar edhe që në ekranin e RTK-së çdo ditë të shfaqet njoftimi “Punëtorët e RTK-së pa paga”, derisa të zgjidhet situata.

“Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Kurti dhe të gjitha partive politike që të ndërmarrin menjëherë masa konkrete dhe të alokojë buxhetin e RTK-së, sipas ligjit, pasi RTK është institucion publik dhe funksionimi i tij nuk mund të lihet në krizë financiare.”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së (SPERTK)

SPERTK njofton se greva e përgjithshme në RTK do të fillojë të hënën, duke shënuar nisjen e masave sindikale për shkak të mosshpërndarjes së pagave dhe neglizhencës së institucioneve për zgjidhjen e krizës së rëndë financiare në transmetuesin publik.

Sindikata kërkon nga të gjithë vartësit, nga menaxhmenti deri te Bordi i RTK-së, që të marrin vendim të qartë për MOS-MBULIMIN e asnjë ngjarjeje politike në Kosovë, deri në realizimin e kërkesave legjitime të punëtorëve.

Si shenjë proteste, SPERTK kërkon që në ekranin e RTK-së çdo ditë të shfaqet njoftimi “Punëtorët e RTK-së pa paga”, derisa të zgjidhet situata.

SPERTK paralajmëron se së shpejti do të fillohen protestat në shesh, para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, si vazhdim i presionit sindikal ndaj institucioneve të vendit.

Pergjegjesi për këtë krizë të rëndë financiare e kanë të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës.

Ne nuk po e kuptojmë se në një situatë të tillë, ju vazhdoni të veproni normalisht, duke injoruar ekzistencën e 700 familjeve që varen nga puna në RTK.

Kjo është shkelje e rëndë dhe cenim i të drejtave të njeriut, për të cilën dikush mund të mbajë përgjegjësi ligjore.

Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Kurti dhe të gjitha partive politike që të ndërmarrin menjëherë masa konkrete dhe të alokojë buxhetin e RTK-së, sipas ligjit, pasi RTK është institucion publik dhe funksionimi i tij nuk mund të lihet në krizë financiare.

Kjo situatë nuk do të tolerohet më.

Sindikata paralajmëron se masat sindikale do të ashpërsohen dita-ditës, derisa kërkesat e punëtorëve të realizohen plotësisht.

Me këtë letër njoftojmë institucionet kompetente se shpallim zyrtarisht grevën nga e hëna e javës së ardhshme në gjithë RTK-në.

SPERTK i fton të gjithë kolegët që të vazhdojnë mbështetjen, siç kanë bërë deri tani, dhe të ruajnë unitetin, i cili është forca jonë kryesore në këtë proces.